Flash

Video/ Çmenduri në Kroaci: luftë në Hajduk-Dinamo, tifozët përleshen me policinë, 51 të arrestuar

Lapsi.al 4 April 2024
Video/ Çmenduri në Kroaci: luftë në Hajduk-Dinamo,
Frikë dhe tension në fundin e ndeshjes Hajduk Split-Dinamo Zagreb, gjysmëfinalja e Kupës së Kroacisë, e fituar 1-0 nga miqtë. Tribuna të shkatërruara, pushtim i fushës nga tifozët dhe përplasje me policinë jashtë stadiumit. Një buletin lufte vjen nga stadiumi Poljud, i shkatërruar nga furia e ultrasve vendas që pushtuan fushën e lojës në fund të ndeshjes. Ata tentuan të sulmojnë lojtarët e Dinamo Zagreb, të cilët kërkuan strehim të menjëhershëm, duke vrapuar drejt dhomave të zhveshjes, siç bënë edhe kundërshtarët e tyre. Bilanci flet për 51 persona të arrestuar dhe të paktën tre policë të shtruar në spital. Derbi i parë kombëtar kroat pak ditë më parë shkoi pa probleme, në Split. Por i dyti, radhazi, në harkun e pak ditëve, mes Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb, që gjithashtu u mbyll me të njëjtin rezultat, 0-1, në favor të kryeqytetasve, shkaktoi dëme të rënda. Në fund të ndeshjes ultrasit e Hajduk u futën në fushë duke bërë që lojtarët të iknin nga sytë këmbët për në dhomat e zhveshjes. Me hedhje shashkash ata krijuan një kaos të vërtetë brenda Poljud. Para pushtimit të fushës, në fakt, ata kishin vënë në shënjestër policinë duke hedhur ulëse nga tribuna e stadiumit të Splitit. Më pas, nisën përplasjet e ashpra jashtë stadiumit...

DERBI TRONDITËS...

Tre agjentë policie kanë mbetur të plagosur, 51 tifozë të arrestuar, stadiumi i dëmtuar keq, kazanët e mbeturinave të djegura, makina të shkatërruara. Trazirat nisën në fishkëllimën e fundit të arbitrit italian Maresca. Ultras e Hajduk donin të arrinin në sektorin përballë ku ishin vendosur Bad Blue Boys. Përplasjet me policinë rreth fushës së lojës kanë vazhduar për rreth gjysmë ore, para se të lëvizin jashtë stadiumit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI