Flash

Video/ Çmenduri në Londër, Palmer përmbys United me dy gola në minutën e 101': Liverpool rimerr kryesimin

Lapsi.al 4 April 2024
Video/ Çmenduri në Londër, Palmer përmbys United me dy

Në javën e 31 të Premier League buzëqesh Liverpool, që i përgjigjet Arsenal dhe Manchester City, ndonëse me disa drithërima. Reds dominuan në pjesën e parë dhe kaluan përpara me një gol me fat të Darwin Nunez (17'). Pastaj ngadalësuan shumë dhe u ndëshkuan nga autogoli i Bradley (59'). Skuadra e Klopp reagoi me Mac Allister (76') dhe Gakpo për të nënshkruar 3-1 final. Klopp mund të jetë i qetë, duke qenë se u rikthyernë krye me +2 ndaj Gunners dhe +3 nga Citizens. Përmbysje e madhe e Chelsea në Stamford Bridge. Nën dy gola të shpejtë, Red Devils u rikthyen me dygolëshin e Garnacho dhe golin e Bruno Fernandes, por habia ndodh në shtesë. Palmer shënon dy herë në minutën e 100' dhe 101', duke çuar në delir stadiumin.

LIVERPOOL-SHEFFIELD UNITED 3-1

Liverpool u rikthye menjëherë në krye të Premier League, pavarësisht disa minutave tensioni ndaj Sheffield. Në fund Reds triumfuan 3-1, duke kaluar përpara (+2) Arsenal në renditje. Djemtë e Klopp shtynë menjëherë përpara, duke rrezikuar në fillim në mundësinë e McAtee. Sheffield humbi shansin për të kaluar në avantazh dhe e pagoi shtrenjtë në minutën e 17', kur Liverpool kalon në mënyrën më të papritur në avantazh. Grbic pasoi në mënyrë të bujshme te Darwin Nunez, i cili shënon pa mundim 1-0. Liverpool menaxhoi lojën, duke u afruar afër dyfishimit të epërsisë së tyre me Gomez dhe Luis Diaz.

Lexo më tej: Video/ Arsenal merr kreun e Premier League, City arrin Liverpool me një super Foden

Në pjesën e dytë Reds u kthyen në fushë të vetëkënaqur dhe pësuan golin e barazimit në minutën e 59'. Hamer goditi me kokë, topi u përplas te Bradley, që shënoi një autogol fatkeq. Klopp guxoi, duke zëvendësuar Salah, një lëvizje që rezultoi e suksesshme. Goli i merituar i 2-1, me Liverpool që dominoi me 81% të zotërimit të topit, erdhi në minutën e 76' me një goditje nga distanca të Mac Allister. Ndeshja e gjashtë radhazi me një gol ose një asist për ish-lojtarin e Brighton. Në minutën e 90', pastaj, Gakpo vulosi rezultatin. Klopp rikthehet në krye me 70 pikë përpara Arsenal (68) dhe Man City (67). Sheffield United mbetet i fundit, me 15.

CHELSEA-MANCHESTER UNITED 4-3

Java e 31 e Premier League u mbyll me një sfidë spektakolare e dramatike, në të cilën Chelsea përmbysi Manchester United në kohën shtesë me tregolëshin e Palmer. Fillimisht ishte vetëm Chelsea, që kaloi përpara me golin e Gallagher të favorizuar nga një gabim i Onana pas vetëm katër minutash. Red Devils nuk reaguan dhe në minutën e 18' pësuan të dytin. Antony ndërhyri ndaj Cucurella duke shkaktuar penallti, që Palmer e ktheu në golin e 2-0. U duk një ndeshje e mbyllur, me Mudryk që iu afrua tre herë trisit, por pas gjysmë ore gjithçka ndryshoi. Në minutën e 33' Garnacho shënoi golin e 2-1 i vetëm përballë Petrovic. Pesë minuta më vonë barazimi u servir: Dalot dhuroi një asist për Bruno Fernandes që shënoi me kokë duke bërë 2-2. Chelsea nuk e humbi mendjen dhe Gallagher goditi shtyllën duke përfituar nga problemet fizike të Varane, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë.

Blues e nisën më mirë pas rifillimit, por në minutën e 67' miqtë përmbysën gjithcka. Antony shërbeu për Garnacho, që përfitoi nga dalja e dobët e Petrovic për të shënuar golin e 3-2. Mbaroi? Aspak. Në minutën e 97' Dalot gaboi rëndë duke penguar Madueke duke shkaktuar një tjetër penallti që Palmer nuk e fali, duke shënuar barazimin 3-3. E në minutën e 101' erdhi goli i fitores, sërisht me Palmer, por me devijimin e McTominay që fiksoi rezultatin 4-3. Stamford Bridge shpërthen dhe Chelsea feston, duke kapur Brighton me 43 pikë dhe duke hyrë në top-10. Pochettino është rikthyer në garën për kupat. Vendi i gjashtë për Manchester United, i cili ndalet në 48 pikë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI