Flash

Video/ Tre minuta terror psikologjik, pastaj heshtje: metodat e Pep Guardiola në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 4 April 2024
Video/ Tre minuta terror psikologjik, pastaj heshtje: metodat e Pep Guardiola
Pep Guardiola nuk përdor fjalë të buta me lojtarët e tij. Si trajner ai ka fituar gjithçka në karrierën e tij, por ende nuk është i kënaqur dhe çdo humbje dhemb si të ishte e para. Netflix ka zbuluar prapaskenat që ndodhin te Manchester City, duke na dhënë skena të papara ndonjëherë nga dhomat e zhveshjes. Një prej tyre është fjalimi i ashpër drejtuar skuadrës së tij pas humbjes në Carabao Cup ndaj Southampton. Tre minuta në të cilat ai terrorizon lojtarët me fjalë të rënda, të ndjekura nga një heshtje joreale dhe në dukje e pafundme gjatë së cilës ai i shikon të gjithë në sy.

FJALËT E TEKNIKUT NË DHOMAT E ZHVESHJES

Kupa konsiderohet qartësisht e një rëndësie të vogël në Angli, por për teknikun Guardiola ishte qendra e botës në atë kohë. Eliminimi që pësoi një vit më parë në çerekfinale ishte preteksti për t'u dhënë një leksion përulësie të gjithë lojtarëve të tij: "A është normale që ju të luani ashtu siç luajtët? Problemi është se diçka ndodh gjatë ndeshjes dhe ju ulni kokën. E askush nuk bën asgjë. Sinqerisht: sipas jush, a është normale kjo që bëmë sot? A është normale për këtë klub? A është normale? Për njerëzit që kanë udhëtuar për të ardhur deri këtu?". Toni i ashpër, shumë pauza për të rritur dramën dhe seriozitetin e fjalëve të tij. As përballë një ekipi kampionësh Guardiola nuk tërhiqet asnjë centimetër, duke ua hedhur realitetin në fytyrë. Ata zhgënjyen shumë njerëz që ishin aty për ta, për t'i mbështetur, pavarësisht vështirësive të mëdha që kalojnë në jetën e përditshme: “Nuk kanë para të paguajnë ngrohjen në shtëpi, vijnë këtu për të na parë dhe ne luajmë kështu. A është normale?". I gjithë Manchester City ishte mbyllur në dhomën e zhveshjes në heshtje, duke dëgjuar gjithçka që menaxheri kishte për të thënë. Një dush i ftohtë për skuadrën që në fund të sezonit do të fitonte tripletën e parë historike, por që duhej të ulte kokën para mësimit të spanjollit Guardiola: "Këmbët në tokë djema. Punoni më shumë. Punoni më mirë. Jini të përulur dhe ambicioz, përndryshe ekipi i të rinjve është gati. Tani do të kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme. Kanë dhjetë vjet që presin të na shkatërrojnë. A jeni gati? Jeni përgatitur mirë? Sepse ata kanë diçka që ma treguat sot që ne nuk e kemi. Ata kanë diçka që ju nuk e keni. Ata kanë uri, janë të uritur. Ne jo".

HESHTJA DHE KONTAKTI I SYVE

"Sot më treguat, si të rinjtë dhe të vjetërit, se nuk dëshironi të fitoni. Nuk e keni më atë uri. E duhet ta gjeni përsëri. Ose jam ngatërruar unë". fjalia e fundit e artikuluar para se të binte mbi dhomën e zhveshjes një heshtje e vdekur, por që thotë shumë gjëra. Guardiola i shikon në sy një nga një për disa sekonda, duke qëndruar i palëvizur, para se të kthejë shpinën dhe të largohet nga skena.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI