Flash

Bardhi: Rama nuk vjedh vetëm paratë e shqiptarëve, por edhe fondet e BE

Lapsi.al 5 April 2024
Bardhi: Rama nuk vjedh vetëm paratë e shqiptarëve, por edhe

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës, tha se kjo degë e PD-së ka qenë në krye të betejave me Edi Ramën në këto 11 vite.

Bardhi tha se sa keq qeveris Edi Rama qytetarët e dinë më mirë se çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ai u shpreh edhe fondet përmes projekteve të AZHBR-së nuk i përfitojnë fermerët, por një grusht njerëzish që i investojnë në vila. Është kjo arsyeja, tha Bardhi, që BE vendosi të ndërpresë financimin e projekteve, për shkak të abuzimeve.

“Ne duke ju pasur juve në krah mund të hartojmë projektin fitues, projektin që në zgjedhjet e ardhshme, do na besojnë qytetarët për të qeverisur vendin. Edi Rama pasi ka futur duart në çdo sector, madje edhe te fondet e BE-së për bujqësinë. Shkarkoi ministren si përgjegjëse për vjedhjen e fondeve, e mori në kabinet si këshilltare, që ta këshillojë se si mund të vjedhë fondet”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI