Flash

E bujshme, një klub i Liga 3 gjermane mund të luajë në Europa League: mund t'i ndodhë Kaiserslautern

Lapsi.al 5 April 2024
E bujshme, një klub i Liga 3 gjermane mund të luajë në

Në kufijtë e paradoksit. Të luash në Evropë dhe të militosh në Divizionin e tretë kombëtare. Njëkohësisht. Kjo është ajo që mund të ndodhë sezonin e ardhshëm për Kaiserslautern. Klubi luan në Bundesliga 2, por skuadra gjermane, në fakt, zë vendin e tretë nga fundi në renditje dhe rrezikon rënien nga kategoria. Në të njëjtën kohë, Kaiserslautern çuditërisht arriti në finalen e DFB Pokal (kupën kombëtare). E nëse e fiton, Kaiser do të kualifikohej në Europa League.

Kaiserslautern, mes të rënies dhe... Europa League

Siç u përmend, një situatë paradoksale. Ndoshta unike. Megjithatë, mund të bëhet realitet. Për ta analizuar: Kaiserslautern, një klub historik në Gjermani i aftë për të fituar 4 kampionate (i fundit në vitin 1998), po përballet me një sezon të turbullt, herë pas here pothuajse katastrofik. Për ta shpjeguar, mjafton t'i hedhësh një sy renditjes së Bundesliga 2. Vendi i tretë nga fundi, vetëm një pikë larg nga i parafundit, që nënkupton rënie në Divizionin e tretë. Por ka edhe anën tjetër, befasuese, të medaljes.

Kaiserslautern në Europa League?

E është një anë mjaft e shndritshme, e cila përfshin arritjen e mundshme të një trofeu. Skuadra Buck e fitoi këtë shans shumë joshës me një ecuri të jashtëzakonshme në DFB Pokal. Ata arritën në finale, duke eliminuar skuadra të famshme si Herta Berlin dhe Këln. E tani, në finalen e 25 majit kundër të pamposhturve - ende zero humbje në sezon - Bayer Leverkusen i Xabi Alonso, janë në lojë titulli dhe kualifikimi për në Europa League të ardhshme (fituesi i kupës kombëtare kualifikohet drejtpërdrejt në garën e dytë kontinentale). Misioni duket praktikisht i pamundur, por ndoshta për këtë arsye Kaiserslautern beson.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI