Flash

FOTO/ Fatos Nano shfaqet në publik pas sëmundjes së rëndë

Lapsi.al 5 April 2024
FOTO/ Fatos Nano shfaqet në publik pas sëmundjes së

Ish-kryeministri Fatos Nano duket se i ka kaluar problemet e rënda shëndetësore me mushkëritë që pati pak kohë më parë. Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit socialist, njëra mesa duket në klinikën e tij dhe tjetra në teksa konsumojnë drekën.

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drekë e këndshme pas problemeve shëndetësore, rikuperim mbresëlënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë në Shqipëri dhe Kosovë”, - shkruan mjeku në postimin e tij.

Fatos Nano, i cili mbushi 71-vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet. Ish-lideri i Partisë Socialiste ishte në intubim pasi atij i ishte rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike. ©LAPSI.al

May be an image of 2 people

May be an image of 2 people, eyeglasses, hospital and text

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI