Flash

Ozil, tifozi i fshehur i Juventus del hapur: "Dashuria ime e madhe italiane: më ka munguar në karrierë"

Lapsi.al 5 April 2024
Ozil, tifozi i fshehur i Juventus del hapur: "Dashuria ime e madhe
"Juve, historia e një dashurie të madhe" nuk është vetëm refreni i himnit të bardhezinjve, por edhe mesazhi i qartë dhe i drejtpërdrejtë i zgjedhur nga Mesut Ozil për të dalë hapur tani që këpucët e tij janë varur në gozhdën famëkeqe. Ish-mesfushori sulmues gjerman, i cili e kaloi karrierën e tij me Real Madrid, Arsenal dhe klube të tjera të mëdha, çuditërisht postoi një foto me fanellën bardhezi me numrin ikonik 10. E shoqëruar kjo me një mesazh që hap skenarë të asaj se si mund të kishte qenë: "Unë jam krenar për karrierën time dhe për klubet e mëdha për të cilat kam pasur privilegjin të luaj. Më ka munguar vetëm një ekip: Juventus, dashuria ime italiane", shkroi Ozil. Një vit pasi shpalli lamtumirën e tij nga futbolli, Mesut Ozil ka nisur të rikthehet në qendër të vëmendjes. Jo vetëm postimi befasues me fanellën e Juventus, por edhe tranformimi fizik që ka pësuar ish-lojtari i kombëtares gjermane. Një foto e postuar në Instagram nga ish-lojtari i Arsenal dhe Real Madrid, ndër të tjera, u bë menjëherë virale. Arsyeja? Vetëm gjatë një viti kushtuar punës në palestër, Ozil ishte protagonist i një metamorfoze të vërtetë që ndezi fansat: “Tani do nuk ka më nevojë për ndihmën e Kolasinac për tu mbrojtur nga një grabitje”, ka shkruar një përdorues duke kujtuar episodin e të cilit Ozil ishte viktimë disa kohë më parë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI