Flash

Partizani e Vllaznia vendosin vendin e dytë: luhet të dielën e të hënën java e 30-të e Superiores

Lapsi.al 5 April 2024
Partizani e Vllaznia vendosin vendin e dytë: luhet të dielën e

Pas përfundimit të takimeve të para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, është radha e kampionatit. Skuadrat e Superiores do të zbresin në fushë të dielën dhe të hënën për të luajtur javën e 30-të. Spikat mbi të gjitha takimi në Arenën Kombëtare. Partizani do të presë Vllazninë, në ndeshjen që vlen vendin e dytë. Vëmendje edhe në Korçë, ku Skënderbeu pret Tiranën. Bardheblutë rrezikojnë të mbeten jashtë Final Four në rast humbje, ndërkohë që janë me një këmbë jashtë Kupës së Shqipërisë.

VËMENDJA NË PARTIZANI-VLLAZNIA

Tre ndeshje do të luhen të dielën dhe ajo që ngre siparin e javës është Kukësi – Dinamo City. Takimi që do të luhet në “Kukës Arena” në ora 15:00 është shumë i rëndësishëm për të dy frontet. Të besuarit e Devollit duan të afrohen me skuadrat e tjera në luftë për mbijetesë, ndërsa Dinamo kërkon të mbajë vendin e katërt. Të dy ekipet vijnë me moralin e lartë në këtë ndeshje, pasi Kukësi hodhi një hap drejt finales të Kupës së Shqipërisë me suksesin 2-0 me Tiranën. Dinamo, ndërkohë, fitoi sfidën e prapambetur me Teutën dhe u ngjit në vendin e katërt.

Lexo më tej: Në Korçë, Tirana luan sezonin dhe Fagu pankinën: konfirmimi i teknikut lidhet me objektivat

Në ora 18:00 do të luhet takimi Teuta – Laçi. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” dhe të dyja skuadrat kanë si objektiv rikthimin te fitorja në kampionat. Dita e dielë do të kulmojë me takimin Partizani – Vllaznia në stadiumin “Air Albania” në ora 20:00. Partizani e Vllaznia sfidohen për herë të fundit në sezonin e rregullt, në një ndeshje vendimtare për vendin e dytë. Të kuqtë vijnë nga barazimi në Laç, por kanë avantazhin që gjejnë përballë shkodranët që janë përballur në një 90 minutësh sfilitës kundër Egnatias në gjysëmfinale të Kupës. Një ndeshje që premton spektakël, pasi për të dyja skuadrat do të jetë një provë e vërtetë para sprintit final të Superiores.

NË KORÇË LUHET PËR FINAL 4

Të hënën në orën 18:00 do të luhen dy takimet e fundit të kësaj jave. Erzeni do të përballet me Egnatian në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa takimin Skënderbeu – Tirana do të zhvillohet në stadiumin e Korçës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI