Flash

Video/ Frikë e çmenduri në Copa Libertadores: fluturojnë barrierat në fushë, Oliveira goditet nga një gur

Lapsi.al 5 April 2024
Video/ Frikë e çmenduri në Copa Libertadores: fluturojnë
Fillimisht fluturuan barrierat, pastaj gurët. Në mes, ishte ndeshja. Përballja e Copa Libertadores mes Rosario Central dhe Peñarol ishte një përzierje kaosi, frike dhe çmendurie. Ndeshja u fitua nga argjentinasit (1-0), por ajo që bëri lajm ishte ajo që ndodhi para dhe pas takimit. Në para-ndeshje sektori i pushtuar nga tifozët uruguaianë u vu në shënjestër me hedhjen e objekteve të ndryshme (duke përfshirë edhe barrierat). Pas takimit, viktima u bënë lojtarët, në veçanti ish-Fiorentina, Maxi Oliveira, i goditur në fytyrë nga një gur.

FLUTUROJNË BARRIERAT NGA SHKALLËT E STADIUMIT

Ndodhi gjithçka dhe më shumë. Që para fillimit. Në sektorin e tifozëve të Peñarol, nga pjesa e sipërme e tribunës në atë të poshtëm, filloi të hidhej çdo gjë: edhe barrierat! Gjatë përplasjeve, momente frike dhe paniku të madh. Por sapo kaloi momenti kritik, ndeshja nisi dhe u fitua 1-0 nga Rosario Central, falë golit të Quintana. Megjithatë, pas minutës së 90' shpërtheu sërish kaosi.

MAXI OLIVEIRA GODITET NGA NJË GUR

Siç raporton Sky Sport, në fund të ndeshjes, lojtarët e Peñarol shkuan për të përshëndetur tifozët e tyre të pranishëm në sektorin mik. E, megjithatë, ata u bënë objektivi i tribunës Canalla, mbështetësit e Rosarios. Një gur goditi Maxi Oliveira në fytyrë, më saktë në mollëza, duke shkaktuar një plagë të dukshme dhe gjakderdhje të konsiderueshme. Ish-mbrojtësi i Fiorentinës, i gatshëm për të reaguar, por i bllokuar me forcë nga shokët e skuadrës, është dërguar fillimisht në dhomat e zhveshjes dhe më pas në spital, ku ka marrë qepje. Për fat të mirë, asgjë serioze. Por indinjata mbetet.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI