Flash

Juventus i dashuruar me shqiptarët: Zhegrova në shënjestër të bardhezinjve, pas interesimit për Mitaj

Lapsi.al 7 April 2024
Juventus i dashuruar me shqiptarët: Zhegrova në shënjestër
Në fillim Mario Mitaj e tani Edon Zhegrova. Juventus duket i orientuar drejt futbollistëve shqiptarë, sidomos tani që duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të quhen më jo komunitarë. Bardhezinjtë kanë hedhur kështu sytë nga Edon Zhegrova, sulmuesi anësor i Lille. 25 vjeçari kosovar, por që ka luajtur një miqësore me Jordaninë me Shqipërinë, ka një kontratë në skadencë në vitin 2026. Zhegrova vlerësohet rreth 15 milionë euro. Bardhezinjtë janë interesuar për të edhe në rastet e operacioneve që kanë sjellë në Torino, gjithnjë nga i njëjti klub francez, fillimisht Timothy Weah e pastaj Tiago Djalò. Në të njëjtën kohë, Juventus nuk ka hequr nga vëmendja Mario Mitaj. 20 vjeçari i Lokomotivës së Moskës është futbollisti i ri i momentit. Djaloshi po tregon personalitet si në klubin e tij, ashtu edhe me kombëtaren. Vëzhguesit bardhezinj e ndoqën mbrëojtësin e majtë gjatë miqësores Shqipëri-Kili, ku pavarësisht humbjes 0-3 Mitaj e bëri punën e tij në mënyrën më të mirë. Lexo më tej: Mitaj, CIES e përcakton si kampioni i ardhshëm: Observatori i futbollit e rendit mes më të mirëve Sipas Tuttosport, rusët për mbrojtësin shqiptar kërkojnë 8-10 milionë euro. Një plusvalencë e mirë, duke qenë se vetëm në verën e vitit 2022 ata e morën Mitaj për 3 milionë euro nga AEK Athinë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI