Flash

Szczesny vendos një bast për Yildiz: "E arrin për 5 vjet. Kam luajtur me shumë, por me askënd si ai"

Lapsi.al 7 April 2024
Szczesny vendos një bast për Yildiz: "E arrin për 5 vjet.
Wojciech Szczesny është intervistuar nga Foot Truck dhe ka folur ndër të tjera për talentin e Juventus, Kenan Yildiz, tek i cili beson aq shumë sa për të vënë bast. E jo një të çfarëdoshëm, por për të kuotuar faktin se pas 5 vitesh turku do të jetë fitues i Topit të Artë.

SZCZESNY VË BAST PËR YILDIZ

Portieri i Juventus, Szczesny, i intervistuar ditët e fundit nga Foot Truck, foli për shokët e tij të skuadrës te Juventus. Polaku vlerësoi veçanërisht njërin prej tyre: Kenan Yildiz. Talenti turk është në sezonin e tij të parë në Serie A dhe Allegri është fokusuar shumë te cilësitë e tij, ashtu si Montella, trajneri i Turqisë. Szczesny u përqendrua te Yildiz, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Siç tregoi ai në intervistë: "Kam vënë bast me dikë që Kenan Yildiz do të nominohet për Topin e Artë brenda 5 vitesh. Kam luajtur me shumë lojtarë, por nuk kam parë kurrë një talent të tillë. Jam i bindur se do ta fitoj këtë bast". Lexo më tej: Yildiz paguhet si për Serie B, Juventus i trembet ndërhyrjeve: pagë e trefishuar e zgjatje deri në vitin 2029

LAMTUMIRA NGA KOMBËTARJA PAS EURO 2024

Për Foot Truck, Szczesny tha gjithashtu se do t'i thotë lamtumirë Polonisë pas Euro 2024. Në turneun e Gjermanisë kombëtarja e tij arriti pasi mundi Uellsin me penallti në play-off, pikërisht falë portierit të Juventus. Për këtë çështje ai tha: "Po, mund të them se do të ndalem pas Euro 2024. Më lejoni t'ju them, mund të jetë sërish e vështirë të flasim pas Kampionatit Evropian. Nuk ka kuptim të filloj këtë cikël të ri të kombëtares, d.m.th. përgatitjen për Kupën e Botës, nëse nuk duhet ta përfundoj. Për të qëndruar në kombëtare dhe për të luajtur disa ndeshje të Nations League, mendoj se është më mirë t'ua lë të tjerëve detyrën e përgatitjes së serisë së re".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI