Flash

“Titulli fitohet me dy ndeshje”. Shehi i përshtatet skemës, Osmani me llogari: “Nuk humbëm”

Lapsi.al 7 April 2024
“Titulli fitohet me dy ndeshje”. Shehi i përshtatet

“Patjetër që kur vjen fundi i kampionatit dhe luan një përballje direkte, të ndihmon në një farë mënyre. Megjithëse nuk e kishim mendjen te ‘Final four’, por te ndeshja e sotme”. Tekniku i Partizanit Orges Shehi nuk ka asnjë keqardhje që skuadra e tij nuk mundi të fitojë me Vllazninë, kundërshtarin direkt për vendin e dytë. Madje, këtë herë 46 vjeçari provoi një mënyrë të re loje, të diktuar edhe nga mungesat: “U munduam të provonim një skemë tjetër këtë ndeshje. Deri diku funksionoi, sidomos në pjesën e parë. Konsumi i energjive më pas na bëri më pak efikas”.

Shehi nuk duket se vuan pikët, në kohën kur skema ia lejon plotësisht një gjë të tillë: “Është një kampionat që nuk është si gjithë të tjerët. Do të vendoset me dy ndeshje në fund dhe çdo gjë tjetër do të zerohet. Po të ishte një kampionat si ai i vjetshmi, motivimi dhe mobilizimi do të ishte më i madh. Kur të zerohen pikët, aty do të luhet gjithçka për gjithçka. Me sa mbaj mend unë, edhe përpara se të vija unë këtu, Partizani ka pasur bilanc pozitiv me kundërshtarët e drejtpërdrejtë”.

OSMANI: “RËNDËSI KA QË NUK HUMBËM”

“Ishte një ndeshje kampionati, për ne kishte rëndësi mos humbisnim. Pjesa e parë ishte e mirë, krijuam raste, por nuk shënuam. Për ne ishte me shumë rëndësi që mos e humbisnim këtë ndeshje”. Qatip Osmani del i kënaqur nga transferta në kryeqytet me Partizanin. 0-0 mban shkodranët tre pikë para të kuqve në vendin e dytë të renditjes: “Vendi i parë dhe vendi i dytë ka përparësi në “Final 4”, luajtëm ndaj ekipit konkurrent dhe kjo ishte arsyeja pse ishim më të kujdesshëm”.

Lexo më tej: Video/ Shtylla ndal Murataj, por çfarë humbi Çoba në fund: Partizani e Vllaznia i japin asist Egnatias

Osmani pastaj futet në llogari: “Ka edhe 6 ndeshje, mund të ndodhë gjithçka. Duhet t’i luajmë këto 6 sfida, janë 18 pikë në lojë dhe nuk është koha të mendojmë a do të jemi kampion a jo. Nëse luajmë në “Final 4”, sigurisht që hapet dera për kampion dhe ne do ta synojmë”, u shpreh tekniku i Vllaznisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI