Flash

Video/ Almqvist u godit me gju në kokë, Leao shënoi në kundërsulm: tërbohet presidenti i Lecce

Lapsi.al 7 April 2024
Video/ Almqvist u godit me gju në kokë, Leao shënoi në
Milan likuidoi lehtësisht Lecce në ndeshjen e zhvilluar në San Siro. Kuqezinjtë u imponuan me rezultatin 3-0 falë golave të Pulisic dhe Giroud në pjesën e parë dhe Leao në pjesën e dytë. Ishte goli i portugezit, megjithatë, që tërboi presidentin e Lecce, Sticchi Damiani. E gjitha, sepse Almqvist ishte përtokë pasi mori një goditje me gju. Gjesti kontrovers në tribunë i presidentit leçez nuk linte asnjë dyshim për interpretimin.

GOLI I LEAO

Në minutën e 57' Leao shënoi golin që e bëri rezultatin 3-0. Megjithatë, aksioni u kontestua nga Lecce për një goditje të pësuar nga Almqvist. Ai pas një kontrasti me Theo në zonën e rreptësisë, mori një goditje të pavullnetshme me gju në kokë. Arbitri nuk fishkëlleu, loja vazhdoi dhe Adli pasoi në thellësi te Leao, që mposhti Falcone.

GJESTI IRONIZUES I STICCHI DAMIANI

Sticchi Damiani ka reaguar menjëherë në golin e portugezit Leao, me një gjest ironizues në tribunë. Presidenti i skuadrës salentine në fakt u ngrit në këmbë dhe filloi të duartrokiste në shenjë proteste ndaj arbitrit i cili nuk e ndërpreu lojën pavarësisht goditjes në kokë që mori sulmuesi Almqvist. "Arbitri duhej të ndalonte lojën ose përndryshe mund të kishin arritur atje kundërshtarët. Lojtarët tanë u sollën mirë me milanistët. Ndodh kështu kur një lojtar dëmtohet".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI