Flash

Video/ Donnarumma i tërbuar me arbitrin e katërt: "E rëndë ajo që thua"

Lapsi.al 7 April 2024
Video/ Donnarumma i tërbuar me arbitrin e katërt: "E
PSG shpëtoi fytyrën me një barazim, kundër të fundit të renditjes. Barazimi 1-1 në Parc des Princes kundër Clermont, ka tërbuar mbi të gjithë portierin Gianluigi Donnarumma. Italiani, pavarësisht se nuk luajti në këtë ndeshje, u vërsul mbi gjyqtarin e katërt në tunelin e stadiumit. Luis Enrique e mbajti portierin titullar në pankinë për ta lënë të pushonte kundër Clermont, por rezultati nuk shkoi si duhet. E në këtë pikë Gigio u vërsul kundër arbitrit të katërt për vetëm një minutë kohë shtesë.

KY ËSHTË DEBATI ME ARBITRIN E KATËRT

Donnarumma: Sapo shtove vetëm një minutë nga fundi Arbitri i 4°: Ky është vendimi. Kishe 90 minuta për të fituar. Donnarumma: Përse më flet kështu? Eh? Kjo është e rëndë, kjo është e rëndë. Për gjithë pjesën e dytë ishte kështu (kanë humbur kohë). Çfarë ndodhi? Është një gabim i juaji e ti më thua këtë? Lexo më tej: Psg-Barcelona nis në rrjetet sociale: Piquè 'poshtëron' Ligue 1 Video u bë virale në Francë, duke ndezur polemika mes atyre që mbrojnë portierin e kombëtares italiane dhe atyre që e kritikojnë për qëndrimin e tij tepër agresiv.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI