Flash

Video/ Mancini te tifozët me flamurin e Lazios me një mi, plas sherri pas derbit: "Nuk doja të ofendoja askënd"

Lapsi.al 7 April 2024
Video/ Mancini te tifozët me flamurin e Lazios me një mi, plas sherri
Roma fitoi 1-0 dhe, me tensionin e lojës në rritje në pjesën e dytë, në fishkëllimën e fundit plasi sherri mes lojtarëve verdhekuq dhe atyre bardhekaltër. Sapo dy skuadrat u larguan nga njëra-tjetra, Mancini, autori i golit të fitores, i udhëhoqi shokët e skuadrës nën sektorin Sud për të festuar. Pastaj nisën talljet, me mbrojtësin e verdhekuqve që mori nga ultrasit një flamur bardhekaltër me një mi të zi në qendër dhe e tundi për disa sekonda përpara se t'ua kthente tifozëve. "Derbi i fituar pas një kohe të gjatë, ishte i dhjeti për mua dhe më mungonte goli. Unë jam njeriu më i lumtur në botë". Pas festës në fushë, Gianluca Mancini u ekzaltua edhe në mikrofonat e Dazn: “Fitorja është për tifozët tanë, nuk kishim fituar prej kohësh, ata e meritojnë sepse kanë qenë gjithmonë me ne edhe kur dolëm nga Kupa e Italisë. Goli të bën të lumtur, por e rëndësishme ishte fitorja. Unë do ta mbaj fanellën e sotme përgjithmonë. Këto janë tre pikë speciale, por tani nuk duhet të dorëzohemi, sepse kemi një muaj shumë intensiv përpara nesh”, shtoi ai.

IMMOBILE: "KA MËNYRË E MËNYRË PËR TË FESTUAR"

Ciro Immobile reagoi në lidhje me turbullirat në fund të ndeshjes, duke shpjeguar se “në fund pashë pak kaos, gjëra për derbi. Ka mënyra e mënyra për të festuar. Ka nga ata që e bëjnë me stil dhe nga ata që e bëjnë me më pak, por këto janë këndvështrime”. mancini

NDJESA E MBROJTËSIT MANCINI

Mancini, i intervistuar në kanalet zyrtare të Romës, më pas kërkoi falje për festimin e tij nën sektorin Sud: “Nuk doja të ofendoja askënd, festova me tifozët e mi. Mund të ketë pak eufori, këto janë ndeshje intensive. Mora flamurin e parë që më dhanë, por këto janë gjëra që fillojnë dhe mbarojnë aty. Pa treguar mungesë respekti për askënd, kërkoj ndjesë, thjesht doja të festoja me tifozët”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Radio Romanista (@radio_romanista)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI