PRECEDENTI
Fenerbahce, në polemika të hapura me Federatën Turke të Futbollit, fillimisht kërcënoi se do të tërhiqej nga të gjitha garat, përfshirë edhe kampionatin. Më pas klubi zyrtarizoi se do të dërgonte ekipin U-19 në fushë në Superkupë, por lajmëruan se ndeshja nuk do të zgjaste 90 minuta.MOTIVI
Superkupa e Turqisë tashmë ishte shtyrë një herë pasi ishte planifikuar për 30 dhjetor në Ryad të Arabisë Saudite, por të gjitha palët ishin kundër dërgimit të një ndeshje kaq të rëndësishme në atë vend. Megjithatë, në javët e fundit Fenerbahce kishte kërkuar që të shtyhej afati dhe Federata Turke e Futbollit të vendoste një arbitër ndërkombëtar. Propozimet u refuzuan, kështu që Fenerbahcen fillimisht vendosi të zbriste në fushë me ekipin U 19 dhe tani të tërhiqej nga fusha.Fenerbahçe'nin sahadan çekildiği an pic.twitter.com/whqXnl7eIY
— Fanatik (@fanatikcomtr) April 7, 2024