Flash

Banorët e ish-komunales në protestë para bashkisë së Tiranës, kërkojnë bonuset e qirave

Lapsi.al 8 April 2024
Banorët e ish-komunales në protestë para bashkisë së

Banorët e prekur nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e ish-Komunales kanë dalë ditën e sotme në protestë. Banorët kanë dalë në protestë pasi prej 7 muajsh nuk kanë marrë bonuset e qirave.

Gjatë thirrjes së tyre ata kërkojnë bonusin e premtuar të qirasë. Një protestuese u shpreh se është nënë e 3 fëmijëve dhe i bëri thirrje kryeminsitrit dhe kryetarit të bashkisë të mbajnë premtimin e dhënë, se do ju japin shtëpi, ndërkohë që kanë 7 muaj pa marrë bonusin e qirasë.

"Unë jam nëna e tre fëmijve. Erion Veliaj dhe Edi Rama na kanë ardhur tek socialja dhe na kanë premtuar se do na japin shtëpi. Ku është premtimi? Ne kemi 7 muaj pa bonus, ju lutem të dalin dhe të na sqarojnë. Kemi ardhur dhe njëherë tjetër dhe nuk na kanë bërë asgjë edhe këtë radhë nuk e di. Erion Veliaj dil dhe na sqaro, kaq duam!!'" u shpreh ajo.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI