Flash

Bayern Munich, ultimatum për Tuchel: nëse humbet me Arsenal, gati Klose

Lapsi.al 8 April 2024
Bayern Munich, ultimatum për Tuchel: nëse humbet me Arsenal, gati
Duket se është koha e larjes së hesapeve në shtëpinë e Bayern Munich, ku Thomas Tuchel vazhdon të jetë në situatë shumë të vështirë. Trajneri i bavarezëve ka marrë një ultimatum, siç raporton AbendZeitung, motiv për të cilin nëse do të pësonte një disfatë ndaj Arsenal të spanjollit Mikel Arteta do të shkarkohej menjëherë. Në rast lamtumire, Miroslav Klose është tashmë gati për të udhëhequr gjermanët deri në fund të vitit. Lexo më tej: Video/ Shkelm portës e gishti i thyer, Tuchel ironizohet nga presidenti i Bayern: ";Më mirë ai se lojtarët" Humbja kundër Heidenheim ka zemëruar Bayern Munich, që mund të vendosë t'i japë fund bashkëpunimit me Thomas Tuchel para kohe. Këtë e kanë pranuar edhe vetë drejtuesit bavarezë pak ditë para ndeshjes së Champions League kundër Arsenal. Tuchel do të jetë ende në pankinë për këtë ndeshje, por në rast humbje do të ishte e fundit për të. "Nuk mund të garantoj se do ta përfundojë sezonin. Ndonjëherë nuk është faji i trajnerit", ishin fjalët paralajmëruese të drejtorit teknik Max Eberl. Sidoqoftë, tani Klose mund të jetë shumë më pranë marrjes së pankinës prestigjioze, orët për Tuchel janë të numëruara.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI