Flash

Dhunuan një 40-vjeçar, arrestohen tre persona në Gramsh

Lapsi.al 8 April 2024
Dhunuan një 40-vjeçar, arrestohen tre persona në Gramsh

Tre persona janë arrestuar në Gramsh pasi goditën me grushte një 40-vjeçar. Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi më 6 prill në lagjen “Holta”, pas një konflikti për motive të dobëta.

40-vjeçari u dërgua në spital dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, në banesën e një prej të arrestuarve, policia gjeti 1 përforcues grushti.

Njoftimi i policisë:

Goditën me grushte një 40-vjeçar, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti 1 përforcues grushti. Vihet në pranga edhe një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast, por nuk ka kallëzuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Holta”, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta ishte dëmtuar një 40-vjeçar, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në konflikt.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve E. B., 21 vjeç dhe Xh. B., 22 vjeç, të dy banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 06.04.2024, rreth orës 23:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Gramsh, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua edhe shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë rast dhe nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI