Flash

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, shoqërohen disa persona në polici

Lapsi.al 8 April 2024
Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë,

Një automjet që përdorej nga drejtoresha e Tatim Taksave në bashkinë e Vlorës është djegur gjatë natës. Ngjarja është regjistruar në zonën e plazhit të vjetër në qytetin bregdetar.  Makina ishte e parkuar në një garazh ku dyshohet se i është vënë flaka qëllimisht rreth orës 22:15 të së dielës.

Në lidhje me ngjarje policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar e se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

"Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.", njofton policia.

Të këshilluara

Lufta në Gazë hyn në muajin e shtatë

Ka hyrë në muajin e shtatë lufta mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE - e cila e ka rrënuar Rripin e Gazës, derisa bisedimet ...

13:02

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI