Flash

Festoi me flamurin e Lazios me figurën e miut, ish-trajneri i Shqipërisë Panucci: “Nuk do ta kisha bërë kurrë"

Lapsi.al 8 April 2024
Festoi me flamurin e Lazios me figurën e miut, ish-trajneri i
Gjesti i mbrojtësit të Romës Gianluca Mancini për të valëvitur flamurin e Lazios me miun si figurë, pas fitores në derbi, ndezi shumë polemika. Prokuroria e FIGC hapi një hetim për italo-brazilianin dhe gjithashtu gjesti i tij shkaktoi shumë diskutime në studion e Pressing, ku ish-mbrojtësi verdhekuq, Christian Panucci, nuk hezitoi të dënonte provokimin e autorit të golit. Ish-tekniku i Shqipërisë, Panucci, që ka luajtur shumë ndeshje derbi në karrierën e tij, duke përfshirë edhe atë të kryeqytetit, ka qenë i ashpër, por edhe është munduar të shpjegojë çfarë ndodh në këto raste: “Derbi i Romës është i ndryshëm nga të gjitha ndeshjet e tjera - shpjegoi ish-mbrojtësi -. Është derbi i talljes, lojtarët vijnë aq të emocionuar sa, kur pastaj je në fushë, ti transformohesh. Nuk do kisha bërë kurrë një gjest të tillë, pikërisht për kulturën time. Kam 25 vjet që jetoj në Romë dhe asnjëherë nuk jam tallur me lacialët. Por ky është derbi i Romës, është si Boca-River Plate, nuk i sheh diku tjetër, por kjo është Roma".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI