Flash

Gatti dedikimi i golit të fitores për mikun e ndarë nga jeta: "Pikërisht kundër skuadrës tënde të zemrës"

Lapsi.al 8 April 2024
Gatti dedikimi i golit të fitores për mikun e ndarë nga jeta:
Federico Gatti nuk ishte futur në fushë nga tekniku Max Allegri në ndeshjen e luajtur në “Maradona” kundër Napolit. Arsyeja ishte kjo: mbrojtësi bardhezi ishte ende i tronditur për vdekjen e një miku të dashur. Pak më shumë se një muaj pas asaj humbjeje tragjike, mbrojtësi i Juventus ka dashur t'i kushtojë golin e fitores kundër Fiorentinës ish-shokut të tij të skuadrës në Serie D në Verbania dhe tifozit viola, Marco Pezzati. "Fati është i çuditshëm, fati është i tillë. Pikërisht kundër skuadrës tënde të zemrës. Të dedikoj këtë gol ty miku im, që prej largimit nuk ka ditë që të mos mendoj për ty. Fitore e rëndësishme, nga një grup që di të luftojë për njëri-tjetrin. Vazhdojmë të pedalojmë!”, ka shkruar Gatti në kanalet e tij sociale. Lexo më tej: Tre gola të anuluar, mbrojtje që shënon e nuk pëson: Juventus blindon Champions në momentin e duhur Gatti shënoi golin vendimtar në ndeshjen kundër Fiorentinës, të luajtur në Allianz Stadium. Mbrojtësi shtyu në rrjetë një spond me kokë të Bremer në minutën e 21', duke zgjidhur një ndeshje të vështirë, në të cilën bardhezinjve iu anuluan tre gola nga VAR. Për qendërmbrojtësin bardhezi është goli i katërt sezonal, që e konfirmojnë të rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen, lojtarin e kombëtares italiane.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Federico Gatti (@federico_gatti2406)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI