Flash

"Me 10 lojtarë skuadrat janë më në ekuilibër" Fagu habit me justifikimin, Gvozdenovic kapet me penalltinë

Lapsi.al 8 April 2024
"Me 10 lojtarë skuadrat janë më në ekuilibër"

“Shpërdoruam shumë raste pjesën e dytë, në të parën s’patëm shumë përcvec rastit të Patrikut. Në pjesën e dytë filloi tensioni i rezultatit, Skënderbeu po mbrohej mirë po luanim nga krahët pasi nga qendra ishte e pamundur. Por ishim të tensionuar momentet e fundit, na vjen keq për rezultatin". Erbim Fagu mundohet të analizojë 0-0 në Korçë përballë Skënderbeut, ndeshje në të cilën Tirana luajti për 75 minuta me një lojtar më shumë. Avantazh për të gjithë por jo për teknikun Fagu: "Një skuadër kur luan me 10 vetë bëhet më e ekuilibruar. Reaguam me vonesë dhe filluam të kishim superioritet territorial".

Sidoqoftë, Tirana mbetet 3 pikë nga vendi i katërt që është edhe objektivi kryesor për bardheblutë: "Është normale të jemi në tension pasi kampionati po shkon drejt fundit, llogaritë bëhen kollaj. Ka pak tension dhe presion psikologjik, por ne po përpiqemi ta kalojmë sa më shpejt edhe pse kanë mbetur shumë pak për tu luajtur. 3 pikë janë nga vendi i katërt dhe kemi akoma ndeshje për të luajtur, shpresoj të rikthehemi tek fitorja javën tjetër".

Lexo më tej: Video/ Tirana nuk fiton dot as me 10 lojtarë: Rabiu u përjashtua në të 15', Skënderbeu humb penallti

GVOZDENOVIC: "TENTOJMË VENDIN E KATËRT"

“Pas kartonit të kuq ishte e vështirë për ne, humbëm dhe penallti, por jam patjetër i kënaqur për rezultatin. I kënaqur shumë nga lojtarët, ky ishte maksimumi ynë". Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut, ka keqardhjen për humbjen e 11 metërshit nga Liço, por rezultati me 10 lojtarë e kënaq. "Kam shumë lojtarë në pankinë, por sishte e nevojshme të bëja ndryshime me aq sa pash unë. Me Nikaj dhe Rashicën përpara për mendimin tim ishim shumë mirë dhe kishim mundësinë për kundërsulm kishim shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse bëra vetëm një ndryshim. Do e tentojmë deri në fund vendin e katërt”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI