Flash

Prapaskena e Max Allegri: tërbimi ndaj lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Fiorentinën

Lapsi.al 8 April 2024
Prapaskena e Max Allegri: tërbimi ndaj lojtarëve në dhomat e
Massimilano Allegri ishte protagonist i një tjetër shpërthimi emocional në dhomat e zhveshjes pas fitores së Juventus përballë Fiorentinës. Një sukses 1-0, i zakonshmi “minimalist” për bardhezinjtë, që i la pakënaqësi trajnerit, i cili sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, ka dashur menjëherë të sqarojë disa pika themelore me skuadrën e tij. Siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën, në fakt, pas fishkëllimës së fundit, Allegri mblodhi skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes dhe shpërtheu inatin e tij në një fjalim të gjatë me lojtarët në lidhje me rëniet e përqendrimit të para në një pjesë të dytë të dobët, e cila rrezikoi të kthente në lojë lojtarët e teknikut Italiano. Fjalë dhe zemërim, ai i trajnerit, që mbeti mes mureve dhe njerëzve të pranishëm në dhomat e zhveshjes, por që, sipas asaj, që rezulton kishte si qëllim t'i thërriste të gjithë në ndjenjën maksimale të përgjegjësisë për të mbajtur vëmendjen lart. Lexo më tej: Allegri i shuan ëndërrat Juventusit: "Champions i ri e pamundur të fitohet, ja përse" Gazeta, në fakt, shkruan se Allegri ishte i bezdisur nga 45’ e dyta të lojës, më pak brilante dhe me shumë rreziqe të ndërmarra në fund. Një ndeshje e cila, sipas trajnerit, duhet të luhej me egërsi më të madhe për t'u mbyllur sa më parë e për të mos u dhënë shpresë toskanëve. Pas shpërthimit të zemërimit, Allegri u qetësua dhe doli para kamerave për intervistat e zakonshme, në të cilat sigurisht në terma më të qetë se ato që përdori në dhomat e zhveshjes, nënvizoi: “Në fund rrezikuam të barazojmë, gabuam disa kundërsulme".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI