Flash

Shakira tregon arsyen pse zëri i saj ka ndryshuar

Lapsi.al 8 April 2024
Shakira tregon arsyen pse zëri i saj ka ndryshuar

Këngëtarja e njohur, Shakira ka folur për të gjitha ndryshimet që i kanë sjellë shtatzënitë, jo vetëm në aspektin familjar apo personal, por edhe në atë profesional.

Teksa, ishte e ftuar në emisionin “Hot Ones” në Youtube, ajo foli hapur se zëri i saj ka ndryshuar shumë pasi është bërë nënë.

“Vura re se pas shtatzënive zëri im u bë më i trashë dhe më i plotë,” tha ajo. Artistja  është e mendimit se ndoshta të qarat e shumta, pasi është bërë nënë dhe i gjithë rrugëtimi i saj në rritjen e dy djemve kanë ndihmuar në ndryshimin e zërit.

“E kam tepruar me të qarat e mia. Jam bërë shumë Shakira për ta thënë më troç,” vijoi ajo.

Këngëtarja ka dy djem nga martesa me ish-partnerin, ish-futbollistin Gerard Pique, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe./Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehet çështja gjyqësore Jolie-Pitt

Vite pas ndarjes së tyre, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ende duke luftuar në gjykatë për kompaninë e tyre të përbashkët të verës. Ish-çifti zotëron Mirav...

11:25

Lily Allen kritikon albumin e ri të Beyonce

Lily Allen ka kritikuar së fundmi albumin e ri të Beyonce-s, “Cowboy Carter”. Artistjq , i bëri këto komente në podcastin e saj të “BBC Sounds Miss Me?” me b...

10:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI