Flash

Skandali, VAR mendoi se Krstović mori të verdhë e justifikoi arbitrin. Kur pa të kuqin e aprovoi: "Në rregull"

Lapsi.al 8 April 2024
Skandali, VAR mendoi se Krstović mori të verdhë e justifikoi

Në ndeshjen Milan-Lecce shkaktoi shumë diskutime kartoni i kuq i drejtpërdrejtë i arbitrit Massimi ndaj Nikola Krstović për një ndërhyrje me këmbën ngritur ndaj Samuel Chukwueze. Gjatë programit Open Var të Dazn u zbulua audio për përjashtimin e drejtpërdrejtë të sulmuesit të verdhekuqve dhe u zbulua edhe gabimi fillestar i bërë nga Avar Valeri, i cili mendoi se ishte treguar kartoni i verdhë dhe justifikoi arbitrin e ndeshjes: "Si ishte ky faull? E verdhë, i jep të verdhën. Po - komentuan në dhomën ku u ekzaminuan përsëritjet -. Do që të ndaloj në pikën e kontaktit? Po në pikën e kontaktit. Po në shpatull, thjesht shohim nga lart. Shiko, shiko këtë. Dua të them, është i keq, por përpiqet të kapë topin. Për mendimin tim nuk ka dhunë".

"I kuq? Si i kuq? I dha të kuqin, eh. I dha të kuqin - vazhdon audioja sapo vihet re vendimi i arbitrit Massimi - Ah, i dha të kuq? Atëherë është në rregull, hajde. Nuk e kisha parë ngjyrën e kartonit, pastaj ai nuk flet…”. E pastaj përsëri: "E konfirmojmë absolutisht. Po, po, absolutisht, sigurisht, sigurisht. Kontrolli i përfunduar, i kuqi u konfirmua".

Dino Tommasi, anëtari i CAN, shpjegon veçantinë e episodit në studio: “Avar Valeri mendoi se ishte e verdhë nga shkëlqimi i kamerës. Është një ndërhyrje që mund të jetë një faull serioz, ai përpiqet të luajë topin, por ka një këmbë të shtrirë, ka intensitet”.

Çfarë thotë rregullorja?

"Një ndërhyrje që rrezikon sigurinë e një kundërshtari, ose kryhet me forcë apo brutalitet joproporcional duhet të sanksionohet si një faull serioz. Çdo lojtar që, në një ndërhyrje për zotërim të topit, godet një kundërshtar nga përpara, anash ose nga pas, duke përdorur njërën ose të dyja këmbët, me forcë joproporcionale ose që rrezikon sigurinë e kundërshtarit, është fajtor për një faull të rëndë”.

Episodi i ngjashëm

Pati gjithashtu një episod të ngjashëm me atë në San Siro të Krstović edhe në Frosinone-Bologna, por Saelemaekers u ndëshkua vetëm me një karton të verdhë dhe VAR Valeri, sërish ai, ishte shumë i shpejtë për të konfirmuar ngjyrën e kartonit: "Po i jep të verdhë, mi trego pamjet. Daniele, e verdha është konfirmuar."

Shpjegimi i dhënë nga Tommasi: “Nuk ka intensitet, Saelemaekers i sapo prek Zorteas, Orsato tregon me të drejtë të verdhën, ka vetëm një prekje të lehtë, kalohet nga faull serioz në pakujdesi”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI