Flash

Varfëria tek të moshuarit, gjysma e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme

Lapsi.al 8 April 2024
Varfëria tek të moshuarit, gjysma e pensionistëve marrin pagesa

Në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjesshme, për arsye se nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e ligjit për Sigurimet Shoqërore për përfitimin e pagesave të plota. Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se që nga zbatimi i reformës së pensioneve, përqindja e pensionistëve me pagesë të pjesshme është rritur ndjeshëm.

Më 2014 kishte 460,736 pensione pleqërie gjithsej, teksa 28% e tyre, ose 128,214 morën pagesa të pjesshme.

Përqindja e pensionistëve me pagesa të pjesshme nga 28% në vitin 2014, arriti në 50% më 2024.

Ekspertët e sigurimeve shoqërore pohojnë se kjo përqindje do të zgjerohet më tej gjatë viteve në vijim, pasi aktualisht po del në pension brezi i tranzicionit që ka punuar në të zezë ose ka paguar shumë pak sigurime, duke mos përmbushur kriteret.

Shumica e pensionistëve po përfundojnë me pagesa mujore afër pensionit minimal dhe atij social. Personat që dolën në pension gjatë vitit 2023 morën pagesë mesatare rreth 15,569 lekë, vlerë kjo 15% më e ulët se pensioni mesatar për të gjithë pensionistët.

Teksa një numër gjithnjë e më i madh pensionistësh po marrin pagesa të pjesshme, nga ana tjetër, qeveria dhe sektori privat kanë përshpejtuar ritmet e rritjes së pagave, duke thelluar më tej pabarazinë në të ardhura ndërmjet pensionistëve dhe të punësuarve.

Mosplotësimi i kritereve për pension të plotë rrezikon të rrisë varfërinë në moshat e vjetra, teksa vendi ynë nuk ka të zhvilluar mbrojtjen sociale dhe qendrat e kujdesit për të moshuarit.

Gjithashtu shoqëria civile mbetet e paorganizuar për të ofruar mbështetje për moshat e treta, si në vendet e tjera të zhvilluara.

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë.

Kjo do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë.

Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore, ata duhet të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

Për përfitimin e pensionit të plotë të pleqërisë duhen së paku 38.2 vite sigurime këtë vit për të përfituar pension të plotë dhe deri në vitin 2030 do të duhen 40 vite punë me sigurime, kritere që nuk po përmbushen nga pjesa më e madhe e personave që dalin aktualisht në pension./ Monitor

Të këshilluara

Lufta në Gazë hyn në muajin e shtatë

Ka hyrë në muajin e shtatë lufta mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE - e cila e ka rrënuar Rripin e Gazës, derisa bisedimet ...

13:02

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI