Flash

Video/ Frattesi në frymën e fundit përmbys Udinese: Inter pranë yllit të dytë

Lapsi.al 8 April 2024
Video/ Frattesi në frymën e fundit përmbys Udinese: Inter
Frattesi në shtesë i jep Inter tre pikët dhe i afron zikaltrit edhe më shumë me yllin e dytë. Udinese ka mbetur me një shije të hidhur në gojë pasi ka parë një barazim jetik në këndvështrimin e mbijetesës ti shpëtojë në fund. Friulianët kishin kaluar në epërsi me Samardzic në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë u arritën nga Calhanoglu me një penallti. Zikaltrit dominuan fushën në fillim, por pa shkaktuar ndonjë shqetësim të veçantë për Okoye. Drithërima e parë e vërtetë erdhi në minutën e 21' me një goditje nga jashtë të Calhanoglu, që portieri friulan e devijoi në këndore me majat e gishtave. Situata përsëritet pas gjysmë ore, këtë herë me një goditje nga afër të turkut pas një pasimi të bukur të Lautaros. Regimi i Okoye ishte edhe njëherë i shkëlqyer. Në rastin e parë (40'), megjithatë, Udinese kaloi në avantazh. Një goditje e ngadaltë nga Samardzic që u duk e padëmshme, nga e majta e zonës, përfundoi çuditërisht në këndin e poshtëm në të majtë të Sommer. Inter reagoi menjëherë dhe Okoye ishte i pakalueshëm në goditjen me kokë të Lautaro. Lexo më tej: Tre gola të anuluar, mbrojtje që shënon e nuk pëson: Juventus blindon Champions në momentin e duhur

PËRMBYSJE ZIKALTËR

Sa rifilloi pjesa e dytë dhe Carlos Augusto barazoi në rrëmujë, por ishte në pozicion jashtë loje, i konfirmuar nga VAR pas një kontrolli të gjatë. Në minutën e 55', Okoye, në dalje, goditi Thuram me grusht dhe Inter fiton një penallti. I pagabueshëm Calhanoglu që bëri rezultatin 1-1. Udinese ishte sërish pranë avantazhit në minutën e 65', por Mkhitaryan ishte fantatsik të paraprinte Thauvinm i cili ishte i vetëm para portës së hapur në krosimin e Kamara. Kur dukej i vendosur barazimi, ofensiva e Inter u kurorëzua nga Frattesi në minutën e 94'. Ish-lojtari i Sassuolo rikuperoi goditjen e Lautaro të devijuar nga Okoye në shtyllë dhe u dha zikaltërve tre pikët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI