Flash

Video/ Tirana nuk fiton dot as me 10 lojtarë: Rabiu u përjashtua në të 15', Skënderbeu humb penallti

Lapsi.al 8 April 2024
Video/ Tirana nuk fiton dot as me 10 lojtarë: Rabiu u përjashtua

Në lojë një vend në Final Four, por fitoren nuk e mori dot as Skënderbeu e as Tirana, për të përfituar nga barazimi i Dinamos një ditë më parë. Skënderbeu dhe Tirana barazuan 0-0, me korçarët që luajtën për më shumë se 75 minuta me 10 lojtarë. Rabiu mori kartonin e kuq në minutën e 15', por Tirana ishte e paaftë të përfitonte. Madje korçarët qajnë penalltinë e humbur nga Liço.

Video/ Kartoni i kuq i Rabiut

Një ndeshje që u kondicionua nga kartoni i kuq i marrë nga Rabiu në minutën e 15'. Një avantazh për Tiranën, që Gvozdenovic e neutralizoi me shumë inteligjencë, madje duke qenë skuadra e tij që shkoi më pranë fitores. Në minutën e 29, në zhvillimet e një goditje këndi, Deliu preku topin me dorë, duke shkaktuar penallti. Liço mori përsipër përgjegjësinë, por Kozi isht vendimtar, duke mbajtur të tijtë në lojë.

Video/ Penalltia e humbur nga Liço

Një asist që Tirana nuk e shfrytëzoi, edhe pse në pjesën e dytë u shty përpara, duke marrë mesin e fushës e duke tentuar të thyente Alian. Haxhiu, Deliu e Jonuzi tentuan pa sukses. Rasti më i mirë ishte ai i minutës së 69’, në pasimin nga e majta për Abazajn i cili gaboi në mënyrë të pabesueshme duke goditur mbi traversë nga fare pranë.

Në fund, invazioni drejt portës së Alias nuk solli asnjë rezultat. Skënderbeu mbetet 2 pikë larg vendit të katërt e Tirana një pikë pas tyre. Objektivi është krejtësisht i arritshëm, por javët shkurtohen: kanë mbetur edhe gjashtë deri në fund.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI