Flash

Video/ Zeka spektakolar, i jep shpresë Erzenit: nuk reziston dot Egnatia me 10 lojtarë

Lapsi.al 8 April 2024
Video/ Zeka spektakolar, i jep shpresë Erzenit: nuk reziston dot Egnatia me

Shpresë dhe moral, të fituara në vetëm 90 minuta. Erzeni ka mposhtur Egnatian 1-0 në sfidën e javës së 30 të Superiores, duke bërë një përpjekje të fundit për të dalë nga zona e rënies nga kategoria. Rrogozhinasit me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Spahiut, u dorëzuan 1-0, por limitojnë dëmet për shkak të barazimit të dy ndjekësve Vllaznisë e Partizanit një ditë më parë. Vendosi Zeka me një gol fantastik pesë minuta nga fundi.

Deliallisi priste një reagim nga skuadra dhe ai erdhi në ndeshjen me kryesuesit e kampionatit. Pjesa e parë dhuroi emocione të forta, me shumë raste, edhe pse asnjë i konkretizuar. Përmbysje e kundërpërmbysje frontesh, por as Erzeni e as Egnatia nuk mundën të superohen.

Video/ Kartoni i kuq i Spahiut

Në pjesën e dytë, gjërat u komplikuan për Egnatian, pikërisht kur po kërkonte fitoren. Në minutën e 63' rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë pasi Spahiu u largua nga fusha me karton të kuq. Një ndërhyrje në dukje jo e dhunshme ndaj Mihanës, u dënua nga Rusta fillimisht me të verdhë, pastaj me të kuq, ndoshta pas ndonjë fjale më tepër të mesfushorit shkodran. Tetova mblodhi ekipin për të mbrojtur të paktën pikën, por u befasuan 5 minuta nga fundi. Zeka shënoi një gol brilant, që kthen shijakasit të fitorja.

Lexo më tej: Video/ Shtylla ndal Murataj, por çfarë humbi Çoba në fund: Partizani e Vllaznia i japin asist Egnatias

Me këtë sukses, Erzeni ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vendin e 9, 3 pas Teutës në zonën playout e 4 nga zona e shpëtimit, ku pozicionohet Laçi. Egnatia mbetet me 54, +3 nga ndjekësi më i afërt.

Video/ Goli i Zekës

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI