Flash

Champions në rrezik, Isis kërcënon sulme terroriste në stadiumet e çerekfinaleve: "Vritini të gjithë"

Lapsi.al 9 April 2024
Champions në rrezik, Isis kërcënon sulme terroriste në
Ka një alarm për atentate në çerekfinalet e Champions League, të planifikuar për sot dhe nesër. Në fakt, ISIS ka kërcënuar me sulme terroriste ndaj stadiumeve që do të presin ndeshjet e para çerekfinale përmes medias 'Al Azaim'. Në një foto të katër stadiumeve në të cilat do të luhen ndeshjet e kësaj jave - Emirates Stadium në Londër, Parc des Princes në Paris, Civitas Metropolitano dhe Santiago Bernabeu në Madrid - bien në sy fjalët 'Vritini të gjithë'. Lajmi është bërë i ditur nga media spanjolle ‘Onda Cero’. Këtë e kanë raportuar media të ndryshme spanjolle, duke cituar kanalet e shpërndarjes së mesazheve të Shtetit Islamik. Sipas ‘Marca’, policia spanjolle prej ditësh është në dijeni të rrezikut të sulmeve dhe nuk do të ketë ndryshime të programuara për Real Madrid-Manchester City dhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund. Për këtë të fundit Ministria e Brendshme spanjolle ka marrë tashmë kundërmasat e mbikqyrjes speciale, sepse konsiderohet një ndeshje me rrezikshmëri të lartë përtej kërcënimeve të ISIS. Lexo më tej: Champions/ finalja e parakohëshme Real-City e Vinicius vs Haaland: Bayern pa tifozë sfidon Arsenal Për arsye sigurie, finalja në Cardiff mes Real Madrid e Juventus u luajt në stadiumin Millennium me çatinë e mbyllur, me vendim të UEFA-s, për shkak të kërcënimit të aksioneve të mundshme me dron nga lart. Burime policore sigurojnë se situata është nën kontroll dhe se kërcënimi nuk është shkak për alarm, pasi Shteti Islamik ka pretenduar vazhdimisht ngjarjet e mëdha sportive si një nga objektivat e tij. Por do të jetë komisioni i turneut me autoritetet e sigurisë publike që do të vendosë nëse dhe si do të forcohen masat parandaluese në dy stadiumet e Madridit në orët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI