Flash

I shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 9 April 2024
I shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike,

Një 28-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ishte i dënuar nga gjykata për kultivim droge. I riu banues në Tiranë, u arrestua në fshatin Xibrakë, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Njoftimi i policisë:

Lokalizohet dhe kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim:

Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 101.7 lekë dhe do shitet me 102.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 93.6 lekë dhe do shi...

08:37

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI