Flash

Premtimi i Simeone: "Kam një punë për të mbaruar në Madrid, pastaj do stërvis në Itali"

Lapsi.al 9 April 2024
Premtimi i Simeone: "Kam një punë për të mbaruar

“Ndeshja kundër Inter na dha forcë për të vazhduar këtë kompeticion, jemi në tetë më të mirët e turneut dhe tani po mendojmë për Borussia Dortmund të bindur se mund t’i bëjmë keq”: kështu është shprehur për Sky Sport trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, në prag të çerekfinales së Champions League kundër gjermanëve.

Simeone foli për rëndësinë e mbështetjes së tifozëve: "Njerëzit tanë na ndihmojnë shumë, por do të jetë e njëjta situatë kur të shkojmë në Dortmund, kur do të jetë publiku verdhezi që do të shtyjë skuadrën gjermane", shtoi argjentinasi.

Lexo më tej: Video/ Atletico përmbys Inter dhe e eliminon me penallti: Sancho e Reus çojnë Dortmund në çerekfinale

Kur do të kthehet Simeone në Serie A? “Kam një kontratë edhe për dy vite në Madrid – thotë ai –. Por në kokën time është kjo ide. Në Itali jam ndjerë gjithmonë mirë, futbolli italian më ka mësuar shumë edhe kur kam drejtuar Catania, shpresoj të kthehem një ditë, sepse e dua futbollin italian”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI