Flash

Princi William, i frikësuar për ngjitjen në fron

Lapsi.al 9 April 2024
Princi William, i frikësuar për ngjitjen në fron

Princi William thuhet se është i frikësuar për trashëgimin e mundshme, të fronit të Britanisë, teksa i ati mbreti Charles është prekur nga kanceri.

“Lajmi për kancerin i ka vendosur Willian dhe Kate në një pozitë të vështirë dhe janë disi të frikësuar për trashëgiminë e fronit fiks në periudhën kur vendosën të largohen pak nga vëmendja për t’iu përkushtuar fëmijëve”, zbuloi gazetarja Tina Brown për New York Times, publikuar më 25 mars.

William dhe Kate, e cila po ashtu po lufton me kancerin, kanë tre fëmijë, princin George, princeshën Charlote dhe princin Louis. Sipas Brown, fakti që tani familja është midis disa skandalesh që përfshijnë anëtarë të ndryshëm të saj, e kanë vendosur çiftin mbretëror në një pozitë të vështirë.

“Kate është personi më popullor i familjes mbretërore pas William. Ndaj e ardhmja e monarkisë është në fije të perit, duke e vendosur atë në të njëjtën pozitë”, shprehet gazetarja më tej, duke theksuar se William dhe Kate kanë gjithashtu rëndesën e shëndetit dhe gjendjes së princeshës.

Të këshilluara

Camila Cabello imazhi i ri i Bacardí

Camila Cabello është fytyra e re globale e Bacardí, marka njoftoi të martën. Në reklamën, e cila është quajtur  "Do What Moves You" dhe me regji nga Nicolás ...

14:46

Shitet katalogu muzikor i grupit "Kiss"

Grupi i hard rock-ut “Kiss” ka shitur katalogun e tij të këngëve tek një investitor suedez i muzikës për një shifër që mendohet të jetë mbi 300 milionë dollarë....

19:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI