Flash

Sherr masiv në Vlorë, arrestohet 9 të rinj

Lapsi.al 9 April 2024
Sherr masiv në Vlorë, arrestohet 9 të rinj

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një berberhane në Vlorë.

Sherri ka ndodhur fare pranë qendrës të qytetit. Si pasojë e sherrit, janë plagosur dy adoleshentë të moshave 17 dhe 15 vjeç.Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen, Policia e Vlorës ka shoqëruar 9 persona. Dyshohet se në sherrin masiv janë përfshirë 12-13 persona.

Të paktën katër shtetas përkatësisht 18 dhe 19 vjeçarë janë përleshur me 5 shtetas të mitur.

“Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të këshilluara

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë. GJL ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë t...

15:19

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI