Flash

Aguero e basti i çmendur prej 10.000 dollarësh për Real Madrid-Manchester City: El Kun fitoi për 14 minuta

Lapsi.al 10 April 2024
Aguero e basti i çmendur prej 10.000 dollarësh për Real
Sergio Aguero vuri një bast të fortë për Real Madrid-Manchester City dhe pas vetëm 14’ shkon menjëherë në arkë për të marrë paratë e fituara. Argjentinasi ish-Citizens, në fakt, pak orë para ndeshjes në Bernabeu e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, kishte publikuar bastin e tij me shpjegimin: “Një ndeshje si kjo e sotmja meriton disa gola”. Kjo është arsyeja pse basti, me koeficientin 1.89 për një klasike 3 gola e lart, ishte i rëndë: 10,000 dollarë. E pas më pak se një çerek ore El Kun mundi të festojë me bastin fitues prej 18,900 dollarësh. Kjo nuk është çmenduria e parë e Aguero. Në fakt, me rastin e finales së Kupës së Botës për Klube mes Manchester City dhe Fluminense, argjentinasi kishte luajtur të njëjtën shumë në të njëjtin bast, 10 mijë dollarë për mbi 3 gola. Në fund ndeshja përfundoi 4-0 dhe Kun fitoi 20,700 dollarë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI