Flash

Aksident i rëndë në Leposaviç, humbin jetën dy të rinj

Lapsi.al 10 April 2024
Aksident i rëndë në Leposaviç, humbin jetën dy

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë një Leposaviç ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se viktimat janë të moshës 25-vjeçare. Të dy shoferët u përplasën me makina, teksa në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person tjetër.

“Pesë minuta pas mesnate, ka ndodhur aksidenti dhe siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij”, ka thënë Munish Avdiu, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së në Veri.

Drejtuesit e të dy makinave kanë vdekur si pasojë e plagëve të rënda, kurse trupat e tyre të pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. I lënduari është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI