Flash

Ancelotti kritikon arbitrin: "Nuk ishte në nivelin e Real e City, keqardhje vetëm që nuk e bëmë 3-1"

Lapsi.al 10 April 2024
Ancelotti kritikon arbitrin: "Nuk ishte në nivelin e Real e City,

Kundër Manchester City u arrit një barazim ikonik 3-3 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, por nëse Real Madrid dëshiron të kalojë raundin, është thirrur në çështje ta bëjë në shtëpinë e kampionëve të Europës. "Kjo ishte një reklamë për futbollin, por nuk mund të kishte qenë ndryshe për të gjithë cilësinë që ishte në fushë këtë mbrëmje - komentoi Ancelotti në fund të ndeshjes -. Ishte një ndeshje intensive dhe për aq kohë sa ne mundëm ta mbanim ritmin lart e kontrolluam mirë. Pastaj kur ulëm pak tonin, ata u afruan dhe gjetën dy gola në kryqëzimin e shtyllave. Mund të kishim bërë 3-1 në dy raste dhe kjo ishte e vetmja keqardhje, por luajtëm në nivel me City dhe ne mbetemi me besim për kthimin”.

Lexo më tej: Sëmundja e papritur e De Bruyne dhe ambicja e Pep Guardiola: "Duam të fitojmë ndaj mbretit të Champions"

Arbitri la të luhej shumë, madje edhe tepër herë pas here për italianin Ancelotti: "Nuk ishte në nivelin e dy skuadrave - vazhdoi trajneri i Real për Mediaset -. Por ndoshta i mungonte pak përvoja. Ne me tifozët tanë, kemi gjithmonë diçka më shumë për të dhënë. Tani duhet të jemi të mirë për ta bërë edhe pa kontributin e stadiumit tonë dhe tifozëve tanë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI