Flash

Champions/ Mbappé e Luis Enrique, mes të shkuarës e të ardhmes, ndezin Psg-Barcelona: Atletico pret BVB

Lapsi.al 10 April 2024
Champions/ Mbappé e Luis Enrique, mes të shkuarës e të

Dhjetë gola në dy ndeshje me apoteozën e Real Madrid-Manchester City. Ndeshjet çerekfinale të Champions League nisën me zhurmë dhe mund të përsëriten sonte. Të gjithë sytë do të jenë në Parc des Princes, ku PSG do të përballet me Barcelonën, Në Madrid, për të dytën mbrëmje radhazi do të ketë atmosferë Champions me Atletico që do të presë Borussia Dortmund

PSG - BARCELONA

Në Parc des Princes përplasen dy skuadra me ambicje të mëdha. Në fushë PSG e Barcelona, në atë që mund të jetë "Clasico" e parë për Kylian Mbappé, gati për t'u transferuar te Real Madrid sezonin e ardhshëm. Sulmuesi francez është ylli i madh i një ndeshjeje që e vë përballë një sulmuesi tjetër të madh, ndonëse në fazën e rënies, si Robert Lewandowski.

Lexo më tej: Xavi e Barcelona sfidojnë PSG e mikun Luis Enrique: "Ata favoritë, por mund të ëndërrojmë gjysmëfinalen"

Por do të jetë gjithashtu një sfidë me të kaluarën e tij për Luis Enrique, i cili ribashkohet me Barcelonën, me të cilin dominoi në Europë. Me pak fjalë, një ndeshje plot domethënies mes së ardhmes dhe të shkuarës së futbollit spanjoll, si dhe një "portë" për në gjysmëfinalet e kompeticionit më të mirë europian. Në letër, Parisi duket se ka një avantazh të vogël, por kur bëhet fjalë për këtë pikë në Champions League, nuk ka ndeshje dhe rezultate të sigurta.

FORMACIONET E MUNDSHME

Paris Saint-Germain:

Donnarumma; Zaire-Emery, Marquinhos, Skriniar, Mendes; Lee, Ugarte, Vitinha; Dembele, Ramos, Mbappe

Barcelona:

Ter Stegen; Kounde, Cubarsi, Araujo, Cancelo; De Jong, Gundogan, Lopez; Yamal, Lewandowski, Raphinha

ATLETICO MADRID - BORUSSIA DORTMUND

Në Civitas Metropolitano do të sfidohen Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, skuadrat e befasive nëse shihen ecuritë në kampionat. Të dy ekipet nuk po kalojnë një vit të mirë dhe po vënë bast gjithçka për një shpërthim në Europë. Pikërisht për këtë arsye, çerekfinalja më pak zhurmuese e shortit mund të ofrojë ekuilibër dhe emocione. Pa yje të nivelit absolut, spanjollët dhe gjermanët do të fokusojnë gjithçka tek kolektivi dhe dëshira për të vazhduar ëndërrimin. Një ndeshje që tifozët e Inter do ta ndjekin me shumë kureshtje dhe ndoshta po aq keqardhje, pasi Atletico eliminoi me penallti kampionët e ardhshëm të Italisë.

FORMACIONET E MUNDSHME

Atletico Madrid:

Oblak; Witsel, Gimenez, Reinildo; Molina, Llorente, Koke, De Paul, Lino; Griezmann, Morata

Borussia Dortmund:

Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can, Brandt; Sancho, Fullkrug, Adeyemi

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI