Flash

Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara

Lapsi.al 10 April 2024
Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara

Fedez ka folur së fundmi për ndarjen nga Chiara Ferragni. Gjatë intervistës në “Belve” përballë Francesca Fagnani, ai tregoi se prej 3 vitesh kanë pasur vështirësi në marrëdhënien e tyre:

“Kanë qenë tre vite shumë të vështira dhe për fat të keq, nuk ia dolëm. Deri më sot, ligjërisht ajo është ende gruaja ime, por vetëm ligjërisht. Chiara do të jetë gjithnjë nëna e fëmijëve të mi dhe gruaja më e rëndësishme në jetën time. Shpresoj që klima të qetësohet, për të mirën e fëmijëve tanë”.

Sa i përket zërave për tradhti, reperi u shpreh: “ Jam i habitur me butësinë me të cilën thuhen disa gjëra pa asnjë verifikim. A është e ligjshme të thuash diçka të tillë pa asnjë provë? E kuptoj fiksimin dhe ekspozimin mediatik, por ky nuk mund të jetë justifikim".

Fedez foli edhe për vendimin për të mos postuar fytyrat e fëmijëve:

"I kërkova Chiara-s në këtë moment që të mos publikojë fytyrat e fëmijëve. Unë po i mbroj fëmijët e mi nga vetja, në një moment si ky nuk dua t'i dëmtoj ata. Nuk mund të lejoj që gjërat në lidhje me fëmijët e mi të keqinterpretohen. Mendoj se jam një baba i mirë. Besoj se prindërit, me dëshirë ose jo, janë trauma për fëmijët e tyre. Shpresoj të jem e keqja më e vogël për ta."

Ferragni dhe Fedez  u njohën në vitin 2016 dhe më pas kurorëzuan dashurinë më 1 shtator në 2018 në Siçili, Dyshja janë prindër të Leone dhe Vittoria./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Camila Cabello imazhi i ri i Bacardí

Camila Cabello është fytyra e re globale e Bacardí, marka njoftoi të martën. Në reklamën, e cila është quajtur  "Do What Moves You" dhe me regji nga Nicolás ...

14:46

Shitet katalogu muzikor i grupit "Kiss"

Grupi i hard rock-ut “Kiss” ka shitur katalogun e tij të këngëve tek një investitor suedez i muzikës për një shifër që mendohet të jetë mbi 300 milionë dollarë....

19:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI