Flash

Grushti i ngritur ndaj arbitrit, vjen ndjesa e CR7: pas kartonit të kuq, telefonata për ministrin

Lapsi.al 10 April 2024
Grushti i ngritur ndaj arbitrit, vjen ndjesa e CR7: pas kartonit të kuq,
Fillimisht gjesti i shëmtuar, më pas ndjesa e kërkuar ministrit të Arabisë Saudite. Ky është Cristiano Ronaldo, të pëlqen ose jo, nëse mund të thuhet kështu. Një lojtar plot talent, por që siç rrëfeu trajneri i tij Jorge Jesus, nuk është mësuar të humbasë. CR7 ishte protagonist i një incidenti të shëmtuar në fushë gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Arabisë. Sulmuesi i Al Nassr goditi me bërryl një kundërshtar dhe u përjashtua menjëherë. Në mosmarrëveshje të plotë me arbitrin e ndeshjes, i ironizuar disa herë nga portugezi me një sërë duartrokitjesh, CR7 u sanksionua me një skualifikim prej dy ndeshjesh dhe një gjobë prej 20,000 rialësh, gjë që ndoshta e bëri atë të bënte një hap prapa. Sipas Arriyadiyah, Ronaldo telefonoi ministrin saudit të Sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, për të kërkuar falje për atë që ndodhi. Nuk është hera e parë që ndodh dhe ndoshta nuk do të jetë e fundit, por ndërkohë Cristiano Ronaldo është rikthyer të mendojë për fushën, duke lënë pas vetes kritikat që ka pësuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI