Flash

Liverpool ka zgjedhur pasuesin e Jurgen Klopp, por ka një problem: klauzola është shumë e lartë

Lapsi.al 10 April 2024
Liverpool ka zgjedhur pasuesin e Jurgen Klopp, por ka një problem: klauzola

Në fund të janarit, Jurgen Klopp njoftoi se do të largohej nga Liverpool si trajner në fund të sezonit. Trajneri gjerman, në 9 sezone në krye të të kuqve, përveç titullit kampion në Premier League në sezonin 2019/2020, ka arritur të fitojë një Champions League, një Superkupë Europiane, një Botëror për Klube dhe 4 Kupa Kombëtare.

Për klubin nga Anfield tani do të jetë e vështirë të gjejë një zëvendësues, që të bëje të mos qahet ish-tekniku i Borussia Dortmund. Edhe pse duket se drejtuesit e Reds tashmë e kanë identifikuar profilin e duhur.

AMORIM ËSHTË PASUESI I KLOPP, POR KLAUZOLA...

Fillimisht u duk se Liverpool e kishte vendosur spanjollin Xabi Alonso në krye të listës së dëshirave të tyre, por tekniku, i cili luajti për Reds për 5 sezone mes 2004 dhe 2009, deklaroi dëshirën e tij për të qëndruar ende në stolin e Bayer Leverkusen, disa javë më parë. Më pas vëmendja e Reds u përqendrua tek trajneri aktual i Sporting Lisbona, Bruno Amorim. Ai është i përzgjedhuri.

Amorim, 39 vjeç, prej 4 vitesh në pankinën e bardhejeshilëve në Lisbonë, mesa duket tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Liverpool, që duhet vetëm të zyrtarizohet. "Më kanë thënë se ka një marrëveshje verbale në parim me Liverpool. Amorim dëshiron të bashkohet me Liverpool sezonin e ardhshëm dhe Liverpool ka bërë presion për të në javët e fundit," shkroi një nga gazetarët kryesorë të Sky Germany. Ai shtoi: "Mund të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027. Negociatat përfundimtare me Sporting janë ende në pritje. Nuk është një marrëveshje e përfunduar ende, nevojiten hapa të mëtejshëm. Marrëveshja edhe mund të mos realizohet".

Lexo më tej: Klopp te Barcelona, ekzaltohen katalanasit: Oscar Hernandez është vëllai i Xavi apo Jurgen?

Negociatat janë pezull për shkak të kontratës që lidh portugezin me Sporting deri në vitin 2026. Ajo mund të zgjidhet falë pagesës së një klauzole lirimi, por që arrin vlerën 30 milionë euro. Një shifër tepër e lartë sipas Reds, të cilët do të ishin të gatshëm të arrinin deri në dhjetë milionë si kompensim. Megjithatë, rruga tashmë duket e qartë: Bruno Amorim do të jetë trashëgimtari i Klopp në pankinën prestigjioze të Liverpool.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI