Flash

Pamje të rënda/ Shihni sesi i riu shqiptar tenton të përdh*nojë pronaren e lokalit (VIDEO)

Lapsi.al 10 April 2024
Pamje të rënda/ Shihni sesi i riu shqiptar tenton të

Një shqiptar 30 vjeç ka tentuar të përdhunojë një greke 32-vjeçare në një lokal në ishullin Simi.

Pamjet e tentativës së përdhunimit janë publikuar nga vetë e reja greke, e cila është nënë e dy fëmijëve. Ajo publikoi pamjet, për të dhënë mesazhin se nëse një grua nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie, nuk mund ta detyrojë dot askush.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, duket shqiptari që shkon në banak, puth greken dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale. Kliko këtu për VIDEON.

Grekja i bën me dije shqiptarit se ambienti ka kamera, e largon edhe me forcë e sërish 30-vjeçari nuk ndalon veprimet e tij. Djali, që dyshohet se ka qenë i dehur, edhe pasi grekja i thotë që të dalë jashtë, mbyll derën me çelës dhe vijon veprimet e tij.

Pas kësaj, ajo ka bërtitur dhe kjo gjë ka alarmuar njerëzit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar 30-vjeçarin nga Shqipëria.

Të këshilluara

Rel: Pse u arrestua Ervin Muça

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Ervin Muço, u vu në “arrest shtëpiak”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin...

15:13

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI