Flash

Prapaskena/ Real Madrid përdori çdo truk për të ndaluar City: nga çatia te lartësia e barit

Lapsi.al 10 April 2024
Prapaskena/ Real Madrid përdori çdo truk për të ndaluar
Real Madrid-Manchester City ishte një ndeshje spektakolare. Skuadra e Carlo Ancelotti përfitoi plotësisht edhe nga efekti i shtëpisë, duke menaxhuar me saktësi të gjithë ambientin, nga bari i fushës deri te çatia e mbyllur.

BARI I LARTË I REAL PËR TË NGADALËSUAR CITY

Ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madrid dhe Manchester City, e luajtur mbrëmë, është e destinuar të hyjë në analet e historisë së futbollit. Një barazim fantastik 3-3, që ka mbajtur çdo futbolldashës të mbërthyer para ekranit. Secili gol ishte më i mirë se tjetri, nga dinakëria e Bernardo Silva pas 1'30" deri te goli i bujshëm i Valverde që fiksoi rezultatin në 3-3, duke kaluar përmes tunelit të dyfishtë të Rodrygo dhe silurës në kryqëzim të Foden. Një ndeshje thjesht spektakolare, e përjetuar në një atmosferë unike, në një Bernabeu të mbuluar plotësisht. Real Madrid gjithashtu përfitoi plotësisht nga atmosfera në shtëpi. Përveç çatisë së mbyllur për t'u dhënë lojtarëve të City një përvojë të pazakontë, bari i fushës ishte gjithashtu i rëndësishëm për ndeshjen. Në fakt, bari u duk menjëherë më i lartë se normalja dhe indikacionet për këtë ishin qëllimisht për të ngadalësuar zotërimin e topit të Citizens. Në fakt, lojtarët e teknikut Guardiola bënë më shumë gabime se zakonisht në zotërimin e topit, duke i dhënë mundësira shënimi Real Madrid.

GUARDIOLA BËRI SHAKA PËR PEREZ

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Pep Guardiola ishte i ekzaltuar pas ndeshjes që sapo kishte përjetuar dhe ka dashur t'i japë një thumbim presidentit të Real Madrid Florentino Perez: "Preferoj të shoh qiellin dhe jo tavanin, por Santiago Bernabeu është spektakolar. Unë po i them një gjë për Florentino Perez: stadiumi është i bukur, tani rregulloni edhe barin e fushës”. Më pas ai e përfundoi intervistën duke inkurajuar tifozët e tij përpara rikthimit në Etihad: “Tani duhet të fitojmë një ndeshje për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, por do të luajmë në shtëpi dhe kemi tifozët tanë që mund të na ndihmojnë. Ne kemi nevojë për të gjithë ata dhe energjinë e tyre që të përpiqemi të mposhtim mbretërit e këtij kompeticioni. Me njerëzit tanë në Mançester, do t'ia dalim. Por Real Madrid do të shënojë gol edhe në shtëpinë tonë, kjo është e sigurt".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI