Flash

U regjistruan si të vetëpunësuar, bie numri i të siguruarve në biznese

Lapsi.al 10 April 2024
U regjistruan si të vetëpunësuar, bie numri i të siguruarve

Skema e sigurimeve shoqërore është zgjeruar me kontribuues të rinj vitin e kaluar, kryesisht nga interesi më i madh i fermerëve për të marrë pjesë në skemë. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin e kaluar, kontribuuesit mesatarë arritën në 827 mijë persona, 25,6 mijë më shumë se në vitin 2022 ose me zgjerim 3.2%.

Shifrat më të detajuara tregojnë se rritja e numrit të kontribuuesve erdhi nga interesi më i lartë i fermerëve për të paguar sigurime. Në vitin 2023, numri i fermerëve që paguan kontribute arriti në 75,4 mijë persona me rritje vjetore 21.6%. Më tej, kategoria me rritjen më të madhe të kontribuuesve në skemë ishin të vetëpunësuarit.

Në vitin 2023, mbi 140 mijë të vetëpunësuar paguan sigurime shoqërore nga 135,2 mijë që ishin në vitin 2022, me rritje 3.7%. Sektori i biznesit ka numrin më të lartë të punonjësve me sigurime me rreth 394,7 mijë persona më 2023 me rritje 2,4% që nga viti 2022.

Në krahasim me para pandeminë ka rënie të të punësuarve me sigurime nga bizneset. Nga viti 2019 në 2023 ka 23,806 persona më pak të siguruar në bizneset, teksa ka rreth 56 mijë të vetëpunësuar më shumë në skemë, me rritje 67%. Shumë punonjës me paga të larta në sektorin e biznesit kaluan si të vetëpunësuar vitet e fundit, për të shmangur tatimet mbi pagën.

Numri i të punësuarve që raporton INSTAT është shumë më i lartë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2023, INSTAT raportoi se ishin të punësuar mesatarisht mbi 1,3 milionë persona, teksa sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore vetëm 62% e tyre paguan sigurime.

Ekspertët pohojnë se të punësuarit me sigurime po rriten në fshat për shkak të tranzicionit drejt konsolidimit që po kalon bujqësia. Teksa po falimentojnë fermat e vogla blegtorale dhe ngastrat nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në zonat rurale, në anën tjetër po rriten të punësuarit në serra në fermat e mëdha blegtorale.

Në zonat fushore punonjësit e bujqësisë paguajnë 3,200 lekë kontribute në muaj, ndërsa në zonat malore 2,400 lekë në muaj.

Me gjithë rritjen e numrit të kontribuuesve, informaliteti në tregun e punës në vendin tonë vijon të jetë i lartë. Të dhënat e brendshme nga INSTAT tregojnë se në vitin 2022, përqindja e punësimit informal në sektorin jobujqësor është 28,2%, teksa Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogariti se punësimi informal në disa sektor jobujqësor arrin deri në 60%./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

07:55

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI