Flash

Video/ E majtë e harkuar në trekëndësh, Foden rrëfen golin: "E provoj gjithnjë në stërvitje”

Lapsi.al 10 April 2024
Video/ E majtë e harkuar në trekëndësh, Foden rrëfen
Shumë tifozë janë magjepsur nga goli i shënuar nga Phil Foden gjatë ndeshjes së Champions League kundër Real Madrid. Një gjest mbresëlënës, por që nuk duket të jetë asgjë e jashtëzakonshme për futbollistin anglez: “Ndjeva një ndjesi të mrekullueshme kur shënova atë gol, sepse është diçka që e praktikoj shumë në stërvitje. Fokusohem shumë në goditjet nga hyrja e zonës", shpjegoi futbollisti anglez i Manchester City për mikrofonët e UEFA-s. Një e majtë e përfunduar në kryqëzimin e shtyllave, që nuk i la asnjë shans portierit Lunin. E megjithatë në fund, një barazim 3-3 që i ka lënë një shije zhgënjimi Foden: “Është pak zhgënjyese të shkosh në 3-2 dhe të mos mundësh ta kontrollosh pak më shumë. Por duhet thënë se Real Madrid shënoi me një goditje fantastike - shpjegoi Foden për UEFA-n, duke iu referuar golit të barazimit nga Valverde -. Ne nuk mund të ndalojmë te kjo, por ka kaq shumë gjëra pozitive për të marrë nga kjo ndeshjes" e mbylli Foden që doli edhe njeriu i ndeshjes në Bernabeu.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI