Flash

Video/ Faull me dorë në zonën e Arsenal, arbitri qëllimisht nuk dha penallti: "Gabim fëmije". Tuchel i tërbuar

Lapsi.al 10 April 2024
Video/ Faull me dorë në zonën e Arsenal, arbitri qëllimisht
Spektakli i mrekullueshëm i ndeshjeve të Champions League të së martës mrekulloi tifozët, por nëse në Madrid arbitri Letexier ishte pothuajse perfekt, ndeshja në Emirates mes Arsenal dhe Bayern u njollos nga një episod i pabesueshëm dhe që tërboi trajnerin gjerman, Thomas Tuchel. Lexo më tej: Bayern Munich, ultimatum për Tuchel: nëse humbet me Arsenal, gati Klose Në minutën e 67' të ndeshjes, me bavarezët në avantazh 2-1, Gabriel Magalhaes mori me dorë në zonë topin e vënë sërish në lojë nga portieri i tij Raya pas fishkëllimës së arbitrit suedez Nyberg, por drejtuesi i ndeshjes, pavarësisht protestave nga Kane dhe lojtarët e tjerë miq nuk sinjalizoi penallti dhe shpjegoi se nuk e bëri këtë sepse ishte një "gabim prej fëmije".

TUCHEL I TËRBUAR

Në fund të ndeshjes Thomas Tuchel kritikoi ashpër arbitrin: "Ai bëri një gabim të madh, ishte një penallti e pastër për prekje me dorë. E di që është një situatë e çmendur, por ne jemi të zemëruar me shpjegimin e dhënë nga arbitri në fushë. Ai u tha lojtarëve të mi se ishte një 'gabim fëmije' dhe se ai nuk mund të fishkëllente një penallti të tillë në çerekfinale të Champions League. Është një shpjegim i tmerrshëm! Gabimi i një fëmije, gabim i një të rrituri, çfarëdo qoftë - ne ndihemi të zemëruar sepse ishte një vendim evident kundër nesh

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI