Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Agron Shehaj ndërhyn mes sherrit Xhaçka-Bardhi: Një shfaqje e neveritshme

Lapsi.al 11 April 2024
Agron Shehaj ndërhyn mes sherrit Xhaçka-Bardhi: Një shfaqje e

Pas një gjysmë orë debat mes Olta Xhaçkës dhe Gazment Bardhit, deputeti i pavarur Agron Shehaj ndërhyri ashpër duke thënë se ishte pikërisht grupi i Lulzim Bashës që mbroi mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

"Kjo shfaqja këtu është e neveritshme." - shpërtheu në nerva Agron Shehaj.

Shehaj nuk përmendi emrin e Gazment Bardhit, por ishte ky i fundit që në kohën kur ishte në grupin e Lulzim Bashës bëri kërkesë për ta rikthyer në Parlament mandatin e Xhaçkës.

E vërteta është që mandati i Xhaçkës shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës bëri kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhaçkën dhe kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin." - u shpreh Shehaj nga Kuvendi.

Lexo më tej: Viktimizohet Olta Xhaçka: Jam përgatitur të lë mandatin për ti shpëtuar sulmeve 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI