Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Bardhi: Rama mesazh mafioz SPAK për të mos prekur Olta Xhaçkën

Lapsi.al 11 April 2024
Bardhi: Rama mesazh mafioz SPAK për të mos prekur Olta

Gazment Bardhi e ka cilësuar ditë të zezë për Shqipërinë dhe parlamentin, votimin e sotëm në seancë plenare ku me 72 vota kundër, mazhoranca nuk dërgoi në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e legjitimitetit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi tha se mesazhi i Ramës ishte i qartë për Prokurorinë e Posaçme, që nuk mund të prekë ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

“Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me drejtesine dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor.

Heshtja do të thotë të mbështesin grisjen e një vendimi të GJK. Kodi me mesazhin mafioz që Rama i përcolli prokurorisë së posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhackën.

Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe GJKKO. Prandaj në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformën ne drejtësi.

Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin. Duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi GJK. Nëse vendimet e tyre nuk zbatohen, e marrin pagën kot”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI