Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

E bujshme në Parlamentin Europian! Deputeti irlandez Wallace vesh fanellën e Torinos e bërtet: "Juve m*t"

Lapsi.al 11 April 2024
E bujshme në Parlamentin Europian! Deputeti irlandez Wallace vesh
Një irlandez, i veshur me fanellën e Torinos, në Parlamentin Europian, që “tall” Juventus. Nuk është barsaletë, por krejtësisht e vërtetë. Protagonisti i këtij episodi të jashtëzakonshëm është Mick Wallace, një deputet 69-vjeçar dhe tifoz i Torinos, i cili kishte treguar tashmë, edhe në të kaluarën, në ndërtesën e Parlamentit, besimin e tij në futboll. Por këtë herë ai shkoi edhe më tej, me një ndërhyrje që i habiti të gjithë: "Zoti President, të shtunën është derbi Torino-Juventus. Ndaj fat të mbarë Toros dhe Juve m*t". Le të zbulojmë kush është deputeti irlandez dhe nga i buron pasioni për granatën.

MICK WALLACE, PARLAMENTARI IRLANDEZ QË BËN TIFO PËR TORINON

Nuk është hera e parë që Mick Wallace, 69 vjeçar, deputet i grupit të majtë GUE/NGL që nga korriku 2019, përmend Torinon në Parlamentin Europian dhe shfaqet i veshur me një fanellë granata. Siç raportohet nga calciomercato.com, për shembull tashmë në vitin 2021, në ditën e Shën Patrikut (shenjt mbrojtës i Irlandës), ai komplimentoi skuadrën për fitoren e rëndësishme, në këndvështrimin e mbijetesës, kundër Sassuolo: "Irlandezët i duan ata që nuk janë favoritë si Torino, që fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme në Serie A”.

JA PËRSE DEPUTETI IRLANDEZ ËSHTË TIFOZ I TORINOS

Por le të bëjmë një hap prapa: nga vjen mbështetja e tij për ngjyrat granata? Siç u zbulua në një intervistë të vjetër për TuttoSport, gjithçka filloi në vitet 1980, kur motra e tij u transferua për punë në San Mauro Torinese: "Toro është një klub i veçantë, i ndryshëm nga çdo tjetër dhe ajo që e bën atë unik janë para së gjithash tifozët. Mes tyre ndihem i qetë, i rrethuar nga njerëz të vërtetë dhe genuinë. Ata çojnë përpara një filozofi të jetës që përputhet në mënyrë të përkryer me timen". Kështu Wallace, në javën para derbit torinez, ka dashur të inkurajonte ekipin e tij dhe të shfrynte inatin ndaj rivalëve të tij. Në një mënyrë pak a shumë "të veçantë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI